Një aeroplan me 19 pasagjerë është përplasur mëngjesin e sotëm gjatë momentit të ngritjes në Republikën Demokratike të Kongos.
Aeroplani është përplasur me disa shtëpi të qytetit të Gomas dhe autoritetet raportojnë se ka viktima, por që nuk e kanë bërë të ditur numrin e tyre.
Policia dhe ekipi i shpëtimit ndodhen në vendngjarje për të vijuar hetimet deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./Gazeta Sinjali/