Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 05:40 në rrugën Gjakovë–Prizren, në fshatin Xërxë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Sipas tij, si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 05:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Xërxë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me aksidentin”, ka thënë Elezaj për Sinjalin.
Policia po vijon me hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!