image Përplasen dy vetura në Ferizaj, një person përfundon për trajtim mjekësor

Siguri

Përplasen dy vetura në Ferizaj, një person përfundon për trajtim mjekësor

news image

Një aksident trafiku është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:34, duke shkaktuar dëme materiale në automjete dhe lëndimin e një personi.

I lënduari ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Sinjalin ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/