image Përplasen dy avionë rus, këto janë obligimet e pilotëve

Botë

Botë/ Përplasen dy avionë rus, këto janë obligimet e pilotëve

news image

Ekuipazhi i dy aeroplanëve rusë me siguri do të jenë të detyruar ta paguajnë dëmin e shkaktuar ndaj bombarduesve të tipit Suhoj SU-34 pasi janë ndeshur gjatë fluturimit mbi rajonin e Lipeckut, lajmëron agjencia ruse e lajmeve TASS.

Ndeshja e dy aeroplanëve ushtarakë rusë, pilotët duhet të paguajnë dëmin

Dyja fluturaket arritën të aterojnë pas ndeshjes. Aeroplani SU-34 ka ekuipazh prej dy anëtarëve – një pilot dhe një navigator.

Zyrtari anonim i atij rajoni ka deklaruar se dy aeroplanë janë ndeshur për shkak të gabimit të pilotit, duke shtuar se duhet të paguajnë dëmin për riparim të dy aeroplanëve. Dëmin do ta konfirmojë komisioni i posaçëm, ka deklaruar ky zyrtar.

“Ndeshja ka ndodhur për  shkak të gabimit të pilotit mbi rajonin e Libeckut, ndërsa komisioni i posaçëm tani po e heton shkakun e fatkeqësisë dhe duhet të konfirmojë përgjegjësin e çdonjërit prej anëtarëve të ekuipazhit”, ka deklaruar zyrtari anonim, shkruan Insajderi.

Stacioni televiziv REN ka lajmëruar se dy bombarduesit janë ndeshur pasi e kanë humbur njëri tjetrit nga fushëpamja.