Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dorëzuar sot Çelësin e Prishtinës z. Ekrem Bardha, në një akt të cilësuar si nderim për kontributin e jashtëzakonshëm që ai ka dhënë ndër vite për çështjen shqiptare, shkruan Gazeta Sinjali.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se ky veprim nuk ishte thjesht ceremonial, por një shenjë e drejtësisë historike dhe mirënjohjes së thellë për jetën dhe veprën e Bardhës.
“Ky nderim për z. Bardha është një kujtesë për të gjithë ne – veçanërisht për brezin e ri – se liria që gëzojmë sot është rezultat i përpjekjeve të gjeneratave të tëra që nuk u dorëzuan kurrë,” tha Rama.
Ekrem Bardha, një figurë e shquar e diasporës shqiptare në SHBA, ka qenë një mbështetës i palëkundur i të drejtave kombëtare dhe lirisë së popullit shqiptar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!