image Përparim Rama godet ashpër Devollët: Mediumi në pronësi të oligarkëve keqinformon dhe humb çdo vlerë

Politikë

Përparim Rama godet ashpër Devollët: Mediumi në pronësi të oligarkëve keqinformon dhe humb çdo vlerë

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër lidhur me një artikull të Klan Kosovës, ku thuhet se “Përparim Rama, AAK dhe Nisma bëhen bashkë për shkatërrimin e Prishtinës, PDK dhe VV i dalin kundër”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka goditur ashpër Devollët, duke thënë se mediumi në pronësi të oligarkëve po keqinformon, pasi sipas tij, ka vepruar në të mirë të qytetarëve dhe “jo për interesa të një familje oligarke”.

“Kur vepron në të mirë të qytetarëve dhe jo për interesa të një familje oligarke, mediumi në pronësi të oligarkëve shndërrohet në medium që keqinformon dhe humb çdo vlerë të gazetarisë së paanshme dhe profesionale.”

May be an image of 1 person and text

Artikulli lidhet me planin zhvillimor të Prishtinës 2024-2032, që ka dështuar të hidhet në votim në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të kryeqytetit, pasi hasi në kundërshtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, por jo edhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

/GazetaSinjali/