Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama gjatë një debati televiziv në Dukagjin ka rritur shikueshmërinë kundrejt kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia.
Arben Vitia mbrëmë kishte arritur vetëm 23% të shikueshmërisë në këtë emision, ndërkaq sonte Rama ka kaluar mbi 37% të shikueshmërisë.
Ndryshe Përparim Rama dhe Arben Vitia do të dalin në balotazh, në zgjedhjet e 14 nëntorit, në garën për të parin e Prishtinës. /GazetaSinjali/