image Përparim Rama e fton Albin Kurtin në debat: Ai po merret me Prishtinën më shumë se Vitia

Politikë

Përparim Rama e fton Albin Kurtin në debat: Ai po merret me Prishtinën më shumë se Vitia

news image

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, tha se është jashtëzakonisht i rëndësishëm një debat midis kandidatëve që garojnë për kryetar të kryeqytetit.

Rama i bëri ftesë publike për debat kryeministrit, Albin Kurtit, pasi që kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, po refuzon të marrë pjesë në debate.

“Duhet të kemi debat e kam thënë prej fillimit, duhet të ketë debat me kandidatë për kryetarë të komunave, duhet të jetë debati për idetë, për programin, për të mirën e qytetarit të Prishtinës.”

“Është e pakuptimtë të mos ketë debat për diçka të rëndësishme, është jo seriozitet, është nënçmim i qytetarit nëse nuk ndodhë debati i gjithë kandidatëve këtu, duhet të ndodhë dhe duhet të bëjmë këtë”, tha Rama.

“Debati (pa Arben Vitinë) mund të bëhet edhe me Kurtin, sepse ai është duke u marrë në vend të Vitisë. Më duket se ai po merret më shumë me këtë çështje”, u shpreh tutje ai./Gazeta Sinjali/