image Përmirësohet furnizimi me energji elektrike në kryeqytet

Kosovë

Energjetikë/ Përmirësohet furnizimi me energji elektrike në kryeqytet

news image

Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit dhe Transmetimit të Energjisë Elektrike të Kosovës, (KOSTT), Ilir Shala ka njoftuar se prej sonte në mesnatë pritet të ketë furnizim stabil me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e kryeqytetit.

Ai ka njoftuar se kjo është bërë e mundru falë realizimit të një projekti të përbashkët me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Kjo eshte fale bashkeinvestimit ne mes KOSTT dhe BERZH (Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim), per ndertimin e linjes se dyfishte kabllovike nentokesore 110 kV me korridor 3.85 km si dhe ndertimin e nenstacionit te teknologjise me moderne GIS, NS 110/10(20) kV – Dardania (Prishtina 6), me transformatore energjetike 2×40 MVA.”, ka shkruar Shala.

Sipas tij, me realizimin e këtij investimi ngritet siguria dhe cilësia e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e kryeqytetit, me theks të posaçëm atyre në qendër. / Gazeta Sinjali/