Qendra Korrektuese Dubravë ka bërë të ditur se Njësiti i Inteligjencës së ShKK-së, ka arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre, shkruan Gazeta Sinjali.
Stafi përgjegjës për siguri ka lokalizuar dy pako të ardhura për dy të burgosur, në të cilat bastisja ka rezultuar pozitive, ku brenda pakove në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Të burgosurit e dyshuar se pakot me gjëra të kamufluara kanë qenë të dedikuar për ta janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia. /GazetaSinjali/