image Përmbytjet në Kinë: Gati 2 milionë të zhvendosur në provincën Shanxi

Botë

Përmbytjet në Kinë: Gati 2 milionë të zhvendosur në provincën Shanxi

news image

Më shumë se 1.76 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës, sipas mediave lokale.

Shiu i rrëmbyeshëm javën e kaluar shkaktoi shembjen e shtëpive dhe rrëshqitjeve të tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete në provincë.

Reshjet e dendura të shiut po pengojnë përpjekjet e shpëtimit, thanë zyrtarët.

Përmbytjet vijnë më pak se tre muaj pasi shirat ekstremë në provincën Henan lanë më shumë se 300 të vdekur, shkruan BBC.

Administrata Meteorologjike e Kinës tha për mediat vendase se reshjet e mëdha dhe stuhitë po pengojnë përpjekjet e shpëtimit. Autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve Xinhua se më shumë se 120,000 njerëz janë transferuar dhe zhvendosur urgjentisht dhe se 17,000 shtëpi janë shembur në të gjithë provincën Shanxi.

Aerial view of people working to block a dyke breach at a section of Fenhe River in Jishan County

Katër policë kanë vdekur si pasojë e një rrëshqitjeje toke, sipas Global Times, megjithëse informacioni për viktima të tjera nuk është publikuar.

/Gazeta Sinjali/