Të paktën 41 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të musoneve në shtetin Assam, në verilindje të Indisë, ndërsa operacionet e shpëtimit dhe ndihmës po vazhdojnë në zonat më të prekura.
Pamjet nga distrikti Sivasagar tregojnë banorët duke ecur në ujë që u arrin deri në gjoks, teksa përpiqen të shpëtojnë sendet e tyre, ndërsa të tjerë përdorin mjete lundruese të improvizuara për të kaluar nëpër rrugët e përmbytura.
Reshjet e pandërprera kanë lënë nën ujë shumë shtëpi, rrugë dhe sipërfaqe të gjera, duke vështirësuar qarkullimin dhe ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës, raporton Euronews, transmeton Sinjali.
Kryeministri i Assamit, Himanta Biswa Sarma, e cilësoi situatën si “shumë serioze”, duke thënë se përmbytjet janë zhvilluar në një mënyrë që nuk e kishte parë kurrë më parë.
Autoritetet po vijojnë evakuimin e banorëve dhe shpërndarjen e ndihmave në distriktet e prekura, ndërsa ekziston frika se bilanci i viktimave mund të rritet nëse reshjet vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!