Franca ka pësuar një humbje të papritur në ndeshjen miqësore ndaj Bregut të Fildishtë, vetëm një javë para nisjes së Kampionatit Botëror.
“Gjelat” e nisën mirë takimin dhe arritën të kalojnë në avantazh në fund të pjesës së parë. Rayan Cherki realizoi në minutën e 45-të, duke i dërguar francezët në pushim me epërsinë minimale 1:0.
Megjithatë, skuadra afrikane reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Désiré Doué barazoi rezultatin në minutën e 53-të, duke rikthyer ekuilibrat në fushë.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim, Bregu i Fildishtë goditi sërish. Në minutën e 84-të, Doué u shndërrua në protagonist edhe si asistues, ndërsa Diallo realizoi golin e fitores për 2:1.
Kjo humbje ngre pikëpyetje për formën e Francës para sfidave të Botërorit, ndërsa Bregu i Fildishtë tregoi se mund të jetë një kundërshtar i rrezikshëm për çdo ekip.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!