Një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimore është përmbysur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Rrethanat e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, derisa nuk dihet ende nëse ka të lënduar, raporton Euronews.al.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe po menaxhojnë qarkullimin për të shmangur bllokimin e trafikut në këtë segment rrugor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!