Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shfuqizuar edhe 15 certifikata të bizneseve, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi për media, MINT njofton se këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija,”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj.
MINT ka publikuar edhe listën e shoqërive tregtare që kanë dorëzuar për regjistrim dokumentacion që thuhet se cenojnë Republikën e Kosovës, e të cilave iu është shfuqizuar certifikata e biznesit nga ARBK-ja.
Ato janë:
- BOMEK SH.P.K.
- LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C )
- MAP SH.P.K.
- MTS D.O.O.
- NDERTIMI FI 6285 92 SH.A
- THE BUSINESS CLUB L.L.C
- LIRIAN CARS L.L.C
- BUS SOFTËARE SH.P.K
- GLOBOSOS SH.P.K
- AGENCY S&E SH.P.K
- DEVOLLI GROUP SH.P.K
- VITALAND LL.C
- BEYOND SH.P.K
- ELBA PARTNERS L.L.C
- PITE KATUNI SH.P.K