Një fenomen i shëmtuar dhe i pandalshëm është bërë edhe dhuna fizike në mes të miturve, sidomos brenda ambienteve shkollore, e cila është shndërruar në një pjesë të paevitueshme të realitetit, shkruan Sinjali.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe sot në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, ku disa të mitur janë përleshur mes veti.
Sinjali ka mësuar se disa të mitur e kanë sulmuar një fëmijë, nxënës i shkollës – duke i shkaktuar lëndime trupore.
Njëri nga të miturit që sulmoi bashkëmoshatarin e tij tashmë është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, pjesëmarrësit e tjerë në këtë përleshje ndodhen në arrati.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.
/GazetaSinjali/
Siguri