image Përleshje në Podujevë, theret me thikë një person

Siguri

Përleshje në Podujevë, theret me thikë një person

news image

Një therje me thikë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Bedri Bajrami”, në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se në përleshje janë përfshirë tre persona.

Në këtë përleshje një person është therur me thikë dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve të marra, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, njëri prej tyre dyshohet të ketë marrë lëndime nga një mjet i mrehtë(thikë)“, ka thënë Ahmeti./GazetaSinjali/