Një përleshje mes disa personave ka ndodhur para disa orësh në hotelin “Vita” në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se si pasojë e përleshjes, një person është dërguar në këtë qendër për trajtim, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për rastin.
Sipas informatave të para bëhet fjalë për një konflikt mes një kosovari, i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë disa shtetasve të huaj dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë që njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme dhe mbledhjen e informatave që zbardhin rrethanat e ngjarjes.