image Përleshje mes tre të rinjve në Prishtinë, 19-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Siguri

Përleshje mes tre të rinjve në Prishtinë, 19-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

news image

Foto ilustruese


Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. Për një rast të tillë, janë arrestuar dy të mitur në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se mbrëmjen e së martës, dy të miturit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 19-vjeçar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime serioze.

Viktima është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që njëri prej të dyshuarve është arrestuar menjëherë.

Pas veprimeve hetimore është arritur që të kapet edhe i dyshuari i dytë, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Mosdhënie e ndihmës’.

/GazetaSinjali/