Një përleshje ka ndodhur sot te shkolla e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në përleshje janë të përfshirë nxënësit, të cilët janë rrahur mes vete.
Ende nuk dihet se a ka të lënduar apo të arrestuar.
Gazeta Sinjali është në pritje të një konfirmimi zyrtar nga Policia për detajet e rastit.