image Përleshje mes maturantëve te shkolla teknike në Prishtinë, arrestohen tre persona

Siguri

Përleshje mes maturantëve te shkolla teknike në Prishtinë, arrestohen tre persona

news image

Një përleshje mes maturantëve ka ndodhur sot, në orët e pasdites, në rrugën “12 Qershori”, në shkollën e mesme teknike në Prishtinë “28 Nëntori”, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti dyshohet se ndodhi derisa tre nxënës të cilët ishin duke festuar në afërsi të shkollës, meqë janë në vitin e fundit të përfundimit të shkollës së mesme, u ballafaquan me tre të tjerë, të cilët i sulmuan fizikisht.

Sinjali mëson se situata eskaloi në përdorimin e elektroshokut, për çka dy maturantë morën lëndime trupore, si pasojë e goditjeve. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Policia është vënë në lëvizje menjëherë dhe ka shoqëruar të dyshuarit në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, prokurori për të mitur ka dhënë urdhër që dy nga tre të rinjtë të ndalohen në Qendrën e Mbajtjes si të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/