Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shumta. Si pasojë, viktimat shpeshherë përfundojnë me lëndime të rënda trupore dhe kërkojnë ndihmë në spital, raporton Gazeta Sinjali.
Në një përleshje janë përfshirë mbrëmë katër persona në Mitrovicë, ku si pasojë dy nga ta kanë marrë lëndime trupore.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë njoftuar se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve, me ç’rast të dyshuarit kanë sulmuar viktimat me një shufër metali.
28 dhe 26-vjeçari kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.