Dy vëllezër janë ndaluar për 48 orë në Obiliq, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje për pronë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës 19:30, në rrugën “Dukati”, në fshatin Raskovë.
Burimet bëjnë të ditur se mosmarrëveshja mes vëllezërve dyshohet se lidhet me një arë që figuron në emër të babait të tyre.
Gjatë përleshjes, dyshohet se është përdorur edhe një levë metalike, e cila është konfiskuar nga hetuesit policorë.
Njëri nga të dyshuarit ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për tretman në ambulancën e Obiliqit.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa është marrë deklaratë edhe nga një dëshmitar.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Me urdhër të Prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në qendra të mbajtjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!