Sot rreth orës 19:25 në fshatin Bardhaniq të Gjakovës dyshohet se një person ka goditur një 72-vjeçar me sëpatë me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar “Vrasje në Tentativë”.