image Përleshje mes dy grupeve në Pejë, theret me thikë një person

Siguri

Përleshje mes dy grupeve në Pejë, theret me thikë një person

news image

Një përleshje me thika mes dy grupeve ka ndodhur sonte rreth orës 21:50 në qendër të qytetit të Pejës, ku një person ka mbetur i lënduar.

Një sinjalizues për Gazetën Sinjali kë bërë të ditur se disa persona janë përfshirë në një përleshje me thika.

Ndërkaq, lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 21:50 minuta në qendër të qytetit dy grupe nga dy persona kanë filluar rrahjen, njëri prej tyre është lëndu me armë të ftohtë në gju, është dërgu në spital në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, tre personat e tjerë të përfshirë në rrahje janë larguar nga vendi i ngjarjes, teksa policia është në kërkim të tyre.

“Dihen të dyshimtit, janë në kërkim, Policia është në kërkim të tyre, ne e dijmë identitetin e dyshimtë, të gjitha njësitet janë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim, besojmë që shumë shpejtë do të kapen”, përfundoi ai./ Gazeta Sinjali/