image Përleshje masive për pronë në Lipjan, përdoren mjete të forta dhe disa persona ndalohen për 48 orë

Ekskluzive

Përleshje masive për pronë në Lipjan, përdoren mjete të forta dhe disa persona ndalohen për 48 orë

news image

Një përleshje masive mes dy grupeve është raportuar në fshatin Magure të Lipjanit, ku disa persona kanë mbetur të lënduar, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 24 qershor, rreth orës 18:35, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë që dyshohet të jetë pronë shoqërore.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë bisedës mes palëve, situata ka eskaluar në përleshje fizike, ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta.

Si pasojë, disa persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Sipas informacioneve të siguruara, njëri nga të lënduarit ka mbetur në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Pas ndërmarrjes së veprimeve policore dhe me vendim të Prokurorit kujdestar, disa nga personat e përfshirë janë ndaluar për 48 orë.

Të ndaluarit janë dërguar në qendra të ndryshme të mbajtjes, ndërsa për disa prej tyre, të cilët kanë shtetësi të huaj, është kërkuar njoftimi i njësisë për bashkëpunim ndërkombëtar në zbatim të ligjit.

Rasti është duke u hetuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/