Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një përleshje me mjete të forta në një hekurishte në fshatin Sopijë të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga Policia për rajonin e Prizrenit ku thonë se lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencë.
Po ashtu ata tregojnë se dy persona të dyshimtë janë duke u intervistuar në stacionin policor në Suharekë.
Policia ka informacion se në këtë përleshje është një numër i madh i pjesmarrësve dhe janë duke kërkuar të dyshuarit e tjerë.
“Rreth orës 16:28, policia ka pranuar një informacion për një përleshje me mjete të forta në një hekurishte në Sopijë të Suharekës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet në lidhje me incidentin e përleshjes ku si pasojë fillimisht tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë, ndërsa aktualisht dy persona të dyshimtë janë duke u intervistuar në stacionin policor në Suharekë. Policia në zhvillimin e hetimeve ka informacion se në këtë përleshje është një numër më i madh i pjesmarrësve dhe janë duke kërkuar të dyshimtit tjerë“, thuhet në njoftimin e PK-së.