Në fshatin Drobesh të Vitisë, më datë 6 dhjetor, rreth orës 22:00, dy grupe të rinjësh kishin filluar ta sulmojnë njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë përleshjes janë përdorur edhe shufra metale, me ç’rast të dyshuarit i kishin shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.
Përkundër faktit se rasti është raportuar në polici, në ditën kur ka ndodhur, Njësiti i Hetuesisë nuk ka arritur që t’i identifikojë të dyshuarit.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se pas një hetimi nga njësitet përkatëse, janë identifikuar dhe arrestuar 5 persona të dyshuar dhe të njëjtit pas intervistimit nga prokurori janë dërguar në mbajtje.