image Përleshja në Prizren: Dorëzohet në Polici Egzon Reshani, po intervistohet nga hetuesit policorë

Siguri

Përleshja në Prizren: Dorëzohet në Polici Egzon Reshani, po intervistohet nga hetuesit policorë

news image

Gazeta Sinjali raportoi më 17 qershor për një përleshje mes disa personave që kishte ndodhur në Prizren.

Kjo përleshje siç njoftoi Gazeta Sinjali eskaloi edhe në përdorimin e thikës e ku për pasojë, një person mbeti i lënduar.

Gazeta Sinjali mëson se një nga të dyshuarit për këtë rast është Egzon Reshani, i cili rreth një orë më parë është dorëzuar në Polici.

Ai, siç njoftojnë burimet e Gazetës Sinjali është duke u intervistuar nga hetuesit policorë.

Për këtë çështje Gazeta Sinjali e ka kontaktuar edhe avokaten e Reshanit, Drenusha Berishën, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme.

Gazeta Sinjali kishte publikuar edhe pamjet ekskluzive nga rrahja mes disa personave, që siç merret vesh kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik, mes viktimës dhe të dyshuarve.

I riu që u godit me mjet të mprehtë ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas ka dhënë deklaratën e tij para Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali thonë se viktima ka deklaruar se nuk i njeh të dyshuarit dhe s’ka pasur asnjë problem me ta.

Kush është Egzon Reshani, i dyshuari që është dorëzuar në Polici?

Gazeta Sinjali pati raportuar në vitin 2022 për një mori veprash penale që kishte 31 vjeçari nga Prizreni.

I njëjti ishte dënuar 16 herë për 12 vjet.

Profili i plotë me të gjitha dënimet e Egzon Reshanit:

Lexo edhe:

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/