Qytetarët jo gjithmonë e shohin diskutimin si zgjidhje për konfliktet e mosmarrëveshjet e ndryshme, andaj shpesh herë ato përfundojnë me përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë. Konflikti ka nisur saktësisht të vendi i njohur si Çarshia e Vjetër.
Për pasojë një person është lënduar. Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Gazeta Sinjali mëson se i njëjti pas mjekimit fillestar do të dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ende nuk ka folur për rastin.