Ganimete Musliu po vazhdon t’u përgjigjet reagimeve kundër deklaratës së saj që bëri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, kur tha se Albin Kurti është kryeministri i parë shqiptar, të cilit vajza nuk i flet shqip, shkruan Gazeta Sinjali.
Musliu sot ka publikuar një deklaratë që deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e pati bërë në prill të vitit të kaluar për ish-kreun e LDK-së, Isa Mustafën dhe nënën e krytarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, që ishin dërguar për shërim jashtë vendit.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës e ka cilësuar këtë deklaratë si “perlë” të partisë së “të shenjtit” (Kurtit) të atyre që po e kundërshtojnë atë.
“Familja dhe fëmijët. Për të gjithë ju kozmopolitana e Kozmopolitane ua rikujtoj një perlë tjetër të lëshuar nga partia e SHËNJTIT tuaj para 11 muajve. Pra katuni këtë e ka, me ajrin e freskët e të pastër ta mbanë memorien esull”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/