image Përkundër terrorit që ndodhte jashtë, filarmonia austriake nuk e ndërpreu përformancën

Evropë

Përkundër terrorit që ndodhte jashtë, filarmonia austriake nuk e ndërpreu përformancën

news image

Përkundër sulmeve që po ndodhin jashtë Shtëpisë së Operës në Vjenë , filarmonia e Vjenës nuk e ka ndaluar përformancën e aj.

Përderisa pjestarët e Filarmonisë po përformonin, policia e Vjenës ka qëndruar aty në mënyrë që gjithçka të përfundojë siç ishte planifikuar.

Kështu ka bërë të ditur një pjesëmarrëse në përformancën e mbrëmshme e cila ka thënë se muzika në Vjenë nuk do të ndalet kurrë.

“Policia na mbajti të sigurt brenda Shtëpisë së Operës pas performancës së sotme. Derisa ne ishim brenda, pjesëtarët e Filarmonisë së Vjenës filluan të luajnë. Asnjë sulm terrorist nuk do ta ndalë kurrë muzikën në Vjenë”, ka shkruar ajo./ Gazeta Sinjali/