image Përkundër tensioneve në veri, Kurti shkon në Bratislavë

Politikë

Përkundër tensioneve në veri, Kurti shkon në Bratislavë

news image

Tash e disa ditë serbët lokalë në katër komunat në veri të vendit kanë dalë në rrugë për të protestuar deri në plotësimin e dy kërkesave të tyre, tërheqjen e kryetarëve shqiptarë nga Komunat dhe tërheqjen e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Përkundër situatës së tensionuar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bratislavë, për të marrë pjesë në Forumin “GLOBSEC2023”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, H.E. Albini Kurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 në Bratislavë. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Forumit.

https://www.facebook.com/GLOBSECforum/posts/pfbid0yKdkY2b9uDd6hDKqUcfy7tAF28xbH6C9FzLiGDvdhHd5MsdBjY2Cnpvw7WQemm5Dl?cft[0]=AZVW77d3QAqJ3xNQAS79pfD1yu5I-45FigkhcHSExsyw_Dmxyhs4sOalmLXUighmVfTgJOYge5upFoA-6tq7kfoYwcg_-5ACA8EIFgnxp4ZhzmZiNdSJk8gIfzGIbCasMgPWCgda6SP2CIl-2dmxidsX&tn=%2CO%2CP-R

Për vizitë  zyrtare jashtë vendit sot ka udhëtuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka shkuar në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës.

“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/