Në përvjetorin dytë të vrasjes së Qerim Kelmendit, në Pejë është mbajtur një akademi përkujtimore, ku u tha se ai ishte njeri vizionarë që nuk ia kishte frikën vdekjes, si dhe u kërkua nga institucionet kompetente që të gjinden vrasësit e ish-ushtarit të UÇK-së, Qërim Kelmendit.
Në emër të familjes Kelmendi, vajza e Qerimit, Era Kelmendi, tha se fëmijët e prindërve luftëtarë kanë fat të keq por edhe të mirë, pasi që asnjëherë nuk kishin mundësi të çmalleshin me prindërit e tyre, por fat të mirë pasi që falë tyre Kosova gëzon lirinë.
Ajo kishte edhe një thirrje për institucionet e Kosovës, që sa më parë të gjinden vrasësit e tij.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në pamundësi të pjesëmarrjes përmes një letre ka kujtuar heroin, Qerim Kelmendi, duke thënë se këto raste të ndriçohen dhe drejtësia të vendoset, raporton KP.
Bedri Islami, kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, gjatë viteve 1998-1999, por mik dhe bashkëluftëtarë, e kujton Qerimin si një djalë vizionarë, i cili nuk i frikësohej vdekjes, madje siç thotë Islami e shikonte atë duke qeshur.
Ai shtoi se Kosova kishte djemë të armatosur dhe vizionarë duke luftuar për mbrojtjen e saj.
Edhe në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Faton Klinaku, heroin Qerim Klemendi e cilësoi si një njeri me kontribut shumë të madh dhe me këtë rast ndau edhe një mirënjohje për të.
Kryetari i shoqatës së të burgosurve politik, Hydajet Hyseni, e cilësoi emrin e familjes Klemendi si një familje me vlera të mëdha.
Qerim Kelmendi, dy vite më parë u vra me breshëri automatiku dhe trupi i tij u gjend i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës.