Të dielën, më 25 maj 2025, në Kompleksin e Dëshmorëve të UÇK-së në Strellc të Epërm, do të mbahen homazhe për nder të 27-vjetorit të fillimit të luftës frontale dhe për të kujtuar rënien heroike të Ismet Ukajt, njëri nga figurat kyçe të rezistencës shqiptare në Kosovë.
Aktivitetet përkujtimore do të fillojnë nga ora 10:00 deri në 12:00 me dhurim vullnetar të gjakut në sheshin që mban emrin e heroit, “Ismet Ukaj”.
Pas kësaj, në ora 12:00, do të zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, ndërsa në ora 12:10 do të mbahen homazhe pranë shtatores së Heroit Ismet Ukaj, në qendër të fshatit Strellc i Epërm.
Ky përvjetor kujton jo vetëm rënien e një prej figurave më të çmuara të luftës çlirimtare, por edhe fillimin e një etape të re të qëndresës shqiptare në Dukagjin dhe më gjerë.
Nder dhe lavdi përjetë dëshmorëve të kombit!
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!