Komuna e Vushtrrisë ka përkujtuar 102-vjetorin e Rezistencës së Arbërisë së Vogël, e udhëhequr nga figurat historike Azem dhe Shotë Galica.
Në këtë përvjetor, Komuna e Vushtrrisë ka vlerësuar se kjo rezistencë përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë kombëtare, duke theksuar guximin dhe sakrificën e atyre që morën pjesë në të.
Sipas Komunës, Azem dhe Shotë Galica mbeten simbol i qëndresës dhe përkushtimit për liri e dinjitet kombëtar, ndërsa vepra e tyre vazhdon të kujtohet dhe të frymëzojë brezat.
“Rezistenca e Arbërisë së Vogël përbën një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare. Nën udhëheqjen e Azem dhe Shotë Galicës, ajo u shndërrua në simbol të qëndresës, trimërisë dhe përkushtimit të palëkundur për lirinë e atdheut. Me guximin dhe sakrificën e tyre, Azem dhe Shotë Galica lanë një trashëgimi të pavdekshme, duke frymëzuar brezat me idealin për liri dhe dinjitet kombëtar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.
Në këtë përvjetor është shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!