image Përkthyesi tregon për lëndimin në dorë të Astrit Deharit: Mjekësia kosovare e cilësoi ndryshe

Kosovë

Përkthyesi tregon për lëndimin në dorë të Astrit Deharit: Mjekësia kosovare e cilësoi ndryshe

news image

Përkthyesi i raportit të Astrit Deharit, Ismail Ismaili, ka treguar për raportin të cilin ai e ka marrë në gjuhen frënge dhe ka qenë i obliguar ta përkthej në gjuhën shqipe.

Ismaili ka thënë mes të tjerash se ka pasur mos përputhje mes lëndimeve në dorë të Astrit Deharit nga mjekësia kosovare dhe mjekësia e Institutit të Zvicrës.

Ai ka shpjeguar se Astrit Dehari, ka pasur lëndime në dorë, por edhe lëndime në gju. Përkthyesi ka treguar diskrepancën mes lëndimit në dorë të mjekësisë kosovare dhe mjekësisë së Zvicrës.

“Në dorën e djathtë e ka një shtrëngim ose mbërthim mund të përkthehet, ka edhe lëndime të tjera. Ka lëndime në gju. Ata i shpjegojnë se lëndimi ka mundur të jetë gjatë bërjes së analizave”, ka deklaruar në T7.

“Për lëndimin në dorë mjekët kosovarë kanë thënë nga mbajtja, ndërsa ata ekspertët e Zvicrës e lënë pikëpyetje. Ata thonë nuk mund të jenë nga mbajtja. Nga mbajtja mund të jenë disa lëndime të tjera, por kjo nuk mund të jetë”, ka deklaruar përkthyesi duke cituar raportin./Gazeta Sinjali/