image Përkrahësit e Albin Kurtit janë mbledhur para qeverisë, thonë se po bëjnë prova për protesta

Kosovë

Politikë/ Përkrahësit e Albin Kurtit janë mbledhur para qeverisë, thonë se po bëjnë prova për protesta

news image

Disa përkrahës të Albin Kurtit kanë organizuar një provë për protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në distancë gjatë kohës së pandemisë.

Në një video e cila është postuar në grupin ”meKryeministrin” në Facebook,  shihen qindra qytetarë duke bërë prova për protestë.

Disa anëtar të tjerë kanë publikuar fotografi dhe video nga sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, ku kanë shkruar se po bëjnë prova për protesta.

“Ne si qytetarë, në formë të kujdesshme e të kufizuar me 500 vetë, bëmë provën e parë të suksesshme të mbajtjes së një proteste. Ditëve në vijim do ta bëjmë një provë me 1500 vetë”, ka shkruar një qytetar.

Ndërkohë qytetarët që kanë dalë në shesh shihen se janë të pajisur me mjete mbrojtëse si dorëza dhe maska si dhe kanë ruajtur distancën. /Gazeta Sinjali/

Fotografi nga grupi ”meKryeministrin”.