image Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian

Botë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian

news image

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi vazhdon të ketë probleme me shëndetin.

Berlusconi, vijon të ketë probleme me shëndetin, edhe pasi arriti të mposhtë koronavirusin, pas një beteje të gjatë pozitiviteti.

Mediet fqinje raportojnë se ditët e fundit gjendja shëndetësore e Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm, ndaj dhe mjekët i kanë këshilluar që të mos lëvizë nga shtëpia, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i ish-kryeministrit, Federico Cecconi, gjatë seancës së fundit gjyqësore për procesin “Ruby ter”, teksa ka deklaruar se mjekët i kanë rekomanduar “pushim absolut në shtëpi, për të mos lëvizur dhe për të mos kryer aktivitete fizike”./Gazeta Sinjali/