Infermieri Enlirat Duraku është shtrirë në Klinikën Emergjente për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, transmeton Gazeta Sinjali.
Durakut i është përkeqësuar gjendja për shkak të grevës së urisë. Ai ka hyrë në ditën e 16-të të grevës.
Infermieri ka hyrë në grevë në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tij për rritjen e pagesës së ndërrimit të natës nga 18 në 36 euro, pagesën e orëve shtesë dhe vikendeve si dhe pagesën për rrezikshmëri, shkruan Gazeta Shneta.
Duraku është i infektuar edhe me koronavirus dhe është kryeinfermier i njësisë COVID në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK.