image Përjashtimi nga “Defender 2023”, Maqedonci: Ishte dëmtim imazhi më shumë sesa dëmtim përmbajtësor

Politikë

Përjashtimi nga “Defender 2023”, Maqedonci: Ishte dëmtim imazhi më shumë sesa dëmtim përmbajtësor

news image

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka komentuar përjashtimin e FSK-së nga trajnimet ndërkombëtare “Defender 2023” si masë ndëshkuese ndaj Kosovës, për tensionet në veri.

Maqedonci ka thënë se përjashtimi nga “Defender 2023” ka dëmtuar vetëm imazhin dhe nuk ka pas dëm përmbajtësor për FSK-në.

“Në fakt ndërprerja e Defender 23 ka ndodhë në kohën ku vetëm ka përfunduar pjese operacionale, taktike dhe pjese këtyre e trajnimeve. Mund të themi se të gjitha objektivat për të cilat i kemi planifikuar së bashku me aleatët amerikanë por edhe me vendet e tjera pjesëmarrëse janë arritur, ndërprerja ka ndodhë për ditë që kanë qenë të planifikuar të marrin pjesë në ndjekjen e demonstrimeve të njësive, të aftësive që kanë marrë në Defender 23. Më shumë është një dëmtim imazhi sesa dëmtim përmbajtësor. Jemi duke pritur final indo që kemi është se të gjitha njësitë pjesëmarrëse janë validuar dhe të gjitha objektivat janë arritur. Jemi përgarit për dy vite për të marrë pjesë… Pjesëmarrja në Defender 23 nuk ka nënkuptuat në një ushtrim ndërkombëtar dhe duka qenë Kosova vend pritës, por, gjithashtu duke qenë një arritje e objektivave që kemi pasur në planin e zhvillimit. Që ka qenë valimi i regjimentin të parë të këmbësorisë. Gjë që edhe është realizuar”, ka thënë Maqedonci në RTV Dukagjini.

Tutje, ai ka thënë se mos pajtimet politike ShBA – Qeveria nuk kanë arritur të thyejnë besimin e ShBA-së që kanë në FSK-në dhe ministrinë që ai udhëheq.

“Më të vërtetë mospajtimet poltike që kanë qenë, nuk arritur të thyejnë besimin që kemi me SHBA-të, besimin e ndërsjellë. SHBA-ta e kanë dëshmuar më nënshkrim marrëveshjes (marrëveshjen për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar) që vazhdojnë të mbeten të përkushtuar për të qenë krah nesh në proceset në cilat do të vazhdojmë të sfidohemi dhe të hyjmë… Ndoshta për arsyet që SHBA-të që kanë qenë në krijimin e FSK dhe ministrisë… dhe në të gjitha proceset e zhvillimit ndjeshmëria mund të jetë më e lartë sesa me institucionet e tjera”, ka shtuar Maqedonci.

/GazetaSinjali/