image Periudha tranzitore e dinarit, Kurti: Pas 11 majit, vjen 12 maji

Politikë

Periudha tranzitore e dinarit, Kurti: Pas 11 majit, vjen 12 maji

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media është pyetur lidhur me periudhën tranzitore rreth dinarit.

“Kryeministër më 11 maj përfundon afati për periudhën tranzitore të dinarit”, u pyet Kurti.

“Pas 11 majit, vjen 12 maji”, u përgjigj në fillim Kurti.

“Sikurse për këto zgjedhjet në veri në katër komunat me 21 prill, edhe për dinarin e kemi BQK-në, më lartë se nesh dhe para nesh. Ka pasur përpjekje të vazhdueshme që të më vendosin në pozitë ku unë vendosi edhe për BQK-në, për vendimet e tyre”.

“Kjo ndodh në shtete diktatoriale. Ne jemi shtet demokratik. Guvernatori i BQK-së është votuar në të njëjtën sallë ku jam votuar edhe unë. Ai nuk më raporton mua. Ai i raporton Kuvendit”, tha kryeministri.

/GazetaSinjali/