image Periudha e pandemisë - Prokuroria Speciale ngriti 4 aktakuza për 63 persona

Drejtësi

Periudha e pandemisë – Prokuroria Speciale ngriti 4 aktakuza për 63 persona

news image

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani, me theks të veçantë për periudhën kohore gjatë pandemisë.

Po ashtu, ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot, kanë shënjestruar edhe një rast të ri.

Gjithashtu, Kryeprokurori Isufaj, ka bërë të ditur se pavarësisht pandemisë COVID-19, Prokuroria Speciale gjatë kësaj kohe ka arritur ti ngrit katër (4) aktakuza, ku janë të përfshirë gjashtëdhjetetre (63) persona, për vepra të ndryshme penale./Gazeta Sinjali/