image Përgjysmohet numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Përgjysmohet numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 37 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, nga gjithsej 464 mostra të testuara, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 131 pacientë të shëruar, kurse kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet janë infektuar gjithsej 15 mijë e 827 persona.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut janë 1 mijë e 860 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Sinjali/