image Përgënjeshtrohet presidenti - "Ti zotëri Hashim Thaçi nuk je dënuar me 20, po me 10 vjet burg në mungesë"

Kosovë

Përgënjeshtrohet presidenti – “Ti zotëri Hashim Thaçi nuk je dënuar me 20, po me 10 vjet burg në mungesë”

news image

Gazetari i cili ka ndjekur rastet gjyqësore para lufte dhe pas lufte, Agim Muhaxheri ka reaguar pas një deklarate të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kishte thënë se ai ishte i dënuar me 20 vite burgim.

Muhaxheri tregon në detaje për procesin gjyqësor ndaj 15 shqiptarëve, 12 prej të cilëve janë dënuar në mungesë – ku njëri prej të dënuarve me 20 vjet burg ishte edhe komandanti Adem Jashari së bashku me disa persona tjerë të akuzuar.

“Hashimi qe dënuar në mungesë me 10 vjet burg… Shih për këtë shkrimin tim – „Shqiptarëve të pambrojtur: 264 vjet burg“, i publikuar në gazetën „Bujku“ më 12 korrik 1997”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook. /Gazeta Sinjali/