image ‘Përgatitja e vrasjes së rëndë’/ Drejtoria kundër Krimit të Organizuar aksion në Pejë, arrestohet një person

Siguri

‘Përgatitja e vrasjes së rëndë’/ Drejtoria kundër Krimit të Organizuar aksion në Pejë, arrestohet një person

news image

Hetimi i nisur nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar lidhur me një rast në rajonin e Pejës, ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme. I njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Personi që ka rënë në prangat e Policisë po dyshohet për përgatitjen e veprës penale “Vrasje e rëndë.

Sipas Policisë, në njoftim thuhet se rasti ka të bëjë me një incident të datës 31 janar të këtij viti.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, kur ligji parasheh dënimin për përgatitjen e veprës penale të caktuar, përgatitja e veprës penale përfshin furnizimin me mjete ose aftësimin e mjeteve për kryerjen e veprës penale; mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale; marrëveshjen, planifikimin ose organizimin me personin tjetër për kryerjen e veprës penale, si dhe veprimet tjera me të cilat krijohen kushtet për kryerjen e drejtpërdrejt të veprës penale.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/