image Përfundon takimi në LDK, kryesia mblidhet sërish nesër

Kosovë

Përfundon takimi në LDK, kryesia mblidhet sërish nesër

news image

Sapo ka përfunduar takimi i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të gjithë anëtarët e kryesisë janë deklaruar pro marrëveshjes për një kandidat konsensual. Shumica prej të tyre përkrahin njëzëri që Isa Mustafa të vazhdoj të mbetet edhe më tutje në krye të LDK-së.

Këtij konsensusi deri nesër pritet t`i bashkohet edhe nënkryetari Agim Veliu, i cili sipas burimeve brenda LDK-së është i vetmi që akoma nuk është deklaruar shprehimisht. Ndërkaq nënkryetari Lutfi Haziri përkrah idenë për një konsensus para 3 gushtit kur pritet të mbahet kuvendi zgjedhor.

Kryesia e LDK-së do të mblidhet sërish nesër në orën 09:00/Sinjali/