image Përfundon takimi dy orësh Kurti-Mustafa, liderët tregojnë pak se çfarë biseduan

Përfundon takimi dy orësh Kurti-Mustafa, liderët tregojnë pak se çfarë biseduan

news image

Ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa që është zhvilluar në objektin e Kuvendit të Kosovës. Të dy liderët e kanë konsideruar si takim të frytshëm dhe përmbajtjesor.
Të dy liderët kanë konfirmuar se janë pajtuar që takimin e radhës ta mbajnë gjatë ditës së nesërme.

“Takimi ishte shumë konstruktiv, u morëm vesh se takimi i radhës është nesër, u dakorduam gjithashtu se do të takohemi intensivisht ne dy kryetarët e dy subjekteve sepse doemos do ta bëjmë marrëveshjen që do ta shënojë një kulturë të re në qeverisjen e Kosovës, me një program për drejtësi”, ka deklaruar Kurti.

“Ne u pajtuam për çështje që duhet të arrijmë marrëveshje, ndërsa shohim vullnet të plotë që të vazhdohet intesivisht takimet e rregullta në mënyrë që të përcaktojmë përgjegjësit gjatë qeverisës së ardhshme”, ka deklaruar Mustafa pas takimit./Gazeta Sinjali/