image Përfundon seanca në kuvend, dy debatet parlamentare shtyhen për nesër

Kosovë

Përfundon seanca në kuvend, dy debatet parlamentare shtyhen për nesër

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në mungesë kuorumi kanë vendosur që seanca e sotme plenare të ndërpritet dhe e njëjta të vazhdojë nesër në orën 15:00, raporton Gazeta Sinjali.

Nesër do të zhvillohet debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e qeverisë së Serbisë që të mbajë të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1 mijë e 600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur, si dhe debat parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur në votim as raporti vjetor i Auditimit për 2019, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 37 deputetë.

/Gazeta Sinjali/