image Përfundon seanca për rastin e Etem Arifit, kryetarja e Kushtetueses tregon kur merret vendimi

Drejtësi

Përfundon seanca për rastin e Etem Arifit, kryetarja e Kushtetueses tregon kur merret vendimi

news image

Seanca publike dëgjimore për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, ka përfunduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjyqtarët e Kushtetueses secili veç e veç kanë shtruar pyetje për palët në këtë seancë.

Me pyetjet e gjyqtarëve dhe përgjigjet e palëve, u mbyll seanca dhe gjykata do të vendosë ditët në vazhdim.

“Gjykata ka arritur t’i precizojë argumentet e palëve. Për vendim do të njoftohen palët dhe publiku. Gjykata Kushtetuese në ditët në vijim do të vendos për këtë çështje”, tha kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi.

/GazetaSinjali/